Me një shpërthim të kontrolluar, shembet një pjesë e një ure kryesore të një autostrade në Gjermani

Pjesë të një ure të madhe në autostradën A7 në Gjermani janë shembur me një shpërthim të kontrolluar, si pjesë e një projekti për ndërtimin e një strukture të re. Ura mbi luginën Thalaubach, pranë Fulda, u rrëzua të dielën në mëngjes përpara mijëra spektatorëve. Struktura 312 metra e gjatë, e ndërtuar në vitin 1968, u hodh në erë duke përdorur rreth 100 kilogramë eksploziv. - YouTube www.youtube.com Para shpërthimit kryesor u krye një detonim i vogël për të trembur kafshët, ndërsa më pas shpërthimi i fuqishëm bëri që ura të shembej duke ngritur një re të madhe pluhuri. Autoritetet kishin ndaluar hyrjen brenda një rrezeje prej 300 metrash për arsye sigurie. Ura e re pritet të ndërtohet në faza, me projektin që kap vlerën rreth 115 milionë euro dhe që planifikohet të përfundojë plotësisht deri në vitin 2030. /Telegrafi/