Një rast tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjakovë, ku nga të shtënat me armë një person ka mbetur i vdekur kurse një tjetër është plagosur. Nga Policia e Kosovës bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 në rrugën “Vëllezërit Frashëri”. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili po ashtu ka dalë në vendngjarje. Ngjarje e rëndë në Gjakovë - vritet një person dhe një tjetër plagoset Lidhur me këtë rast, nga Prokuroria Themelore e Gjakovës kanë konfirmuar për Telegrafin se personi i dyshuar është identifikuar. “Me të pranuar informatën kryeprokurori ka dalur në vendin e ngjarjes. I dyshuari është identifikuar dhe i njëjti është në arrati dhe në kërkim nga ana e policisë. Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”, ndërkaq trupi i viktimës me urdhër të kryeprokurorit do të dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Drin Domi, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore. Ndryshe, policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. /Telegrafi/