Kylie Jenner tërheq vëmendjen para Oscars 2026 me një paraqitje të guximshme

Kylie Jenner tërhoqi vëmendjen në rrjetet sociale gjatë natës së Oscars 2026, duke mahnitur fansat me një pamje tepër provokuese. Ylli 28-vjeçar, e cila është në lidhje me aktorin e nominuar për Oscar, Timothee Chalamet, u shfaq me një fustan të kuq të gjatë nga Schiaparelli që theksonte format e saj. Ajo ndau pamjen me ndjekësit në Instagram përpara ceremonisë, përmes një videoje ku shihet duke përfunduar grimin, shkruan DailyMail. Në përshkrim shkroi: “Kush është Jessica?”, duke bërë një referencë ndaj personazhit Jessica Rabbit nga filmi Who Framed Roger Rabbit? . Jenner kompletoi pamjen me flokë të zinj të stiluar me valë të lirshme dhe bizhuteri diamanti nga Lorraine Schwartz. Ndërkohë, në ceremoninë e Oscars 2026, i dashuri i saj Timothee Chalamet nuk arriti të fitojë çmimin për Aktorin më të Mirë, i cili shkoi për Michael B. Jordan për rolin e tij në filmin Sinners . Filmi One Battle After Another i Paul Thomas Anderson ishte ndër triumfuesit e mbrëmjes, duke fituar gjithsej gjashtë çmime në ceremoninë e mbajtur në Teatrin Dolby në Los Angeles. /Telegrafi/