Rikthehen Mbappe e Bellingham, Real Madridi publikon listën e lojtarëve ndaj Man Cityt

Real Madridi ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen kthyese ndaj Manchester Cityt, në kuadër të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve. Gjiganti spanjoll ka avantazh të madh pas fitores 3-0 në “Santiago Bernabeu”, ndërsa ka marrë lajmin e madh që tre yje janë rikthyer dhe plotësisht gati për të luajtur ndaj “Qytetarëve”. Kylian Mbappe, Jude Bellingham dhe Alvaro Carreas që munguan në ndeshjen e fundit janë përfshirë në listën e Alvaro Arbeloas për sfidën e të martës. Lista e plotë: Portierë : Courtois, Lunin, Gonzalez Mbrojtës : Carvajal, Alaba, Alexander-Arnold, Carreras, Garcia, Rudiger, Huijsen, Aguado, Rivas Mesfushorë : Bellingham, Camavinga, Valverde, Tchouameni, Guler, Cestero, Angel, Palacios, Thiago Sulmues : Vinicius, Mbappe, Gonzalo, Brahim, Mastantuono. ✅ ¡Nuestros convocados! ? @ManCityES pic.twitter.com/vVN4RoIk6R — Real Madrid C.F. (@realmadrid) March 16, 2026 Kujtojmë, përballja e zjarrtë zhvillohet të martën prej orës 21:00 në “Etihad”./ Telegrafi /