Ngjarja tragjike, Prokuroria Gjakovë: I dyshuari është identifikuar dhe po kërkohet

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda ka bërë të ditur se sot, më datë 16 mars 2026, është raportuar për një vrasje në Gjakovë. Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore Gjakovë. "Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë. Prokurori i Shtetit, ka iniciuar rast për shkak të veprës penale 'Vrasja e rëndë' sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)", thuhet në njoftim. Vrasja në Gjakovë, viktima dhe dorasi ishin shokë Tutje siç thuhet në njoftim në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar dhe ndodhet në kërkim. Gjithashtu, janë duke u mbledhur provat dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast. /Telegrafi/