Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRrE) njofton opinionin se nga nesër do të ketë rritje të çmimeve të derivateve të naftës për 8,98 %. Çmimet maksimale të shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) rriten për 7.00 den/l. Çmimi maksimal i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 6.50 den/litër. Çmimi maksimal i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 4,867 den/kg dhe do të jetë 47,453 den/kg. Nga mesnata derivatet e naftës do të shiten me këto çmime: EUROSUPER BS - 95 do të shitet për 86,50 (denarë/litër) EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 88,50 (denarë/litër) EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 92,00 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 89,50 (denarë/litër) Mazut М-1 SU do të shitet për 47,453 (denarë/kilogram)./Telegrafi/