Nevojitet mrekullia ndaj Real Madridit, Pep Guardiola iu jep një ditë pushim lojtarëve të Man Cityt

Futbollistët e Manchester Cityt kanë marrë një ditë pushimi vetëm 24 orë para përballjes së rëndësishme kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve. Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, trajneri Pep Guardiola vendosi t’i japë skuadrës një ditë pushimi në prag të ndeshjes së kthimit në 1/8 e finales së kompeticionit evropian. Takimi i dytë mes Manchester Cityt dhe Real Madridit do të zhvillohet të martën, më 17 mars. Në ndeshjen e parë të luajtur në “Santiago Bernabeu”, skuadra angleze pësoi një humbje të rëndë me rezultat 3-0.Pavarësisht këtij disavantazhi të madh, City do të tentojë të bëjë një përmbysje të vështirë në stadiumin “Etihad”, në mënyrë që të mbajë gjallë shpresat për kualifikim në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Herën e fundit kur Guardiola e kishte marrë këtë vendim para një ndeshje të rëndësishme rezultoi tepër efikase, pasi mposhtën Borussia Dortmundin me rezultat 4-1. Kujtojmë, përballja mes Cityt dhe Realit do të zhvillohet në “Etihad” prej orës 21:00./ Telegrafi /