Albi Mall Superliga nuk do të pushojë dhe xhiro e 25-të do të zhvillohet në mesjavë. Të martën dhe të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet, derisa Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar tanimë orarin. Ferizaj dhe Prishtina do të takohen të martën me fillim nga ora 13:00, derisa po këtë ditë luajnë edhe Drenica dhe Malisheva në Skenderaj. Të mërkurën derbi i kësaj xhiro zhvillohet në Podujevë, ku Llapi është nikoqir i Gjilanit. Sfida shumë interesante pritet të jenë edhe ato mes Dritës dhe Dukagjinit si dhe Prishtinës së Re dhe Ballkanit. Të gjitha ndeshjet e xhiros së 25-të zhvillohen nga ora 13:00. /Telegrafi/