Pranvera sjell një atmosferë të veçantë në rrugët e Prishtinës, sidomos pas ditëve të ftohta të dimrit ku qyteti fillon të marrë një pamje më të gjallë dhe më të bukur. Në shumë rrugë të Prishtinës mund të shihen pemë të mbuluara me lule të bardha dhe rozë, të cilat zbukurojnë trotuaret dhe parqet. Përmes syrit të fotoreporterit Ridvan Slivova, Telegrafi do ju sjellë pamje mbresëlënëse shumëngjyrëshe të pemëve e luleve në qytet: