Moderatori i njohur kosovar, Alaudin Hamiti, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një ndryshim në pamjen e tij. Ai ka vendosur të rruajë kokën, duke treguar se po përgatitet për një procedurë të mbjelljes së flokëve. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hamiti përmes një InstaStory në llogarinë e tij në Instagram, ku ka publikuar një fotografi ku shfaqet me kokën e rruar. Alaudin Hamiti/Instagram Përmes këtij postimi, moderatori ka treguar se ka vendosur të ndërmarrë këtë hap për t’u kujdesur më shumë për pamjen e tij. “Kjo foto tullac veç tregon që ka ardhë koha me u kujdes pak ma shumë për veten. Boll ma me i mbulu flokët me fiber”, ka shkruar Hamiti krahas fotografisë së publikuar. Alaudin Hamiti është një nga figurat më të njohura të ekranit në Kosovë, i cili prej vitesh është pjesë e projekteve të ndryshme televizive dhe programeve të njohura. /Telegrafi/ Alaudin Hamiti/Instagram