Politologu Ognjen Gogiq vlerëson se zgjidhja për serbët lidhur me zbatimin e Ligjit për të huajt në Kosovë është një hap pozitiv përpara, siç nuk kemi pasur prej vitesh. Ai shton se është inkurajuese që Bashkimi Evropian “i ka përveshur mëngët dhe ka ardhur me zgjidhje teknike”, por shpreh edhe frikën se zbatimi në praktikë mund të mos duket ashtu siç është rënë dakord.