Situata e portierëve te Bayern Munich po ndryshon me shpejtësi përpara ndeshjes së kthimit në Ligën e Kampionëve kundër Atalantës. Të hënën në mëngjes erdhi një lajm inkurajues, pasi Manuel Neuer u rikthye në fushë për herë të parë që nga dëmtimi i përsëritur në muskulin e pulpës së këmbës më 6 mars, sipas raportimit të TZ . Nën mbikëqyrjen e trajnerit të portierëve Michael Rechner, 38-vjeçari zhvilloi një seancë intensive stërvitore që përfshinte sprinte dhe ushtrime kërcimi. Ai gjithashtu arriti të punojë sërish me topin në tokë. Megjithatë, një rikthim në ndeshjen e ardhshme të fazës së 1/16-ës duket pak i mundshëm, pasi aktivizimi pas vetëm një seance stërvitore do të përbënte një rrezik të madh. Ndërkohë, Sven Ulreich është përjashtuar për një periudhë më të gjatë pasi pësoi një dëmtim në muskujt aduktorë pas ndeshjes së së shtunës kundër Bayer Leverkusen. Me mungesën e tij, vëmendja është përqendruar te Jonas Urbig, i cili pritet të marrë vendimin përfundimtar mjekësor gjatë ditës së hënë, pasi pësoi një tronditje cerebrale në ndeshjen e parë që përfundoi 6–1. Nga mbledhës topash te portieri 16-vjeçar i Bayernit në Ligën e Kampionëve: Ngritja e jashtëzakonshme e Leonard Prescott Nëse Urbig nuk merr dritën jeshile nga stafi mjekësor, trajneri i Bayernit Vincent Kompany mund të detyrohet të marrë një vendim historik, duke aktivizuar 16-vjeçarin Leonard Prescott, i cili mund të bëjë debutimin e tij profesional si portieri i vetëm i disponueshëm. Vendimi përfundimtar pritet të merret në orët në vijim. /Telegrafi/