Ultimatumi serioz i Barcelonës për Christensenin

Barcelona ndodhet në një moment kritik lidhur me të ardhmen e Andreas Christensen. Mbrojtësi danez, i cili ka kontratë deri më 30 qershor, ende nuk ka arritur një marrëveshje për rinovim me klubin, dhe drejtoria sportive synon të zgjidhë situatën sa më shpejt për të planifikuar mbrojtjen e sezonit të ardhshëm. Klubi i ka bërë një ofertë të fundit për dy vjet, ku paga bazë është më e ulët se paga aktuale, por përfshin bonuse që mund ta rrisin pagën nëse ai luan shumë ndeshje gjatë sezonit. Kjo strategji synon të sigurojë që lojtarët të jenë të pranishëm në fushë para se klubi të angazhojë shuma të mëdha. Oferta përmban edhe kushte që mbrojnë klubin, nëse Christensen nuk luan më shumë se 30% të ndeshjeve, klubi mund të ndërpresë kontratën duke paguar një dëmshpërblim më të vogël. Nëse ai luan më shumë se 50% të ndeshjeve, paga mund të rritet ndjeshëm. Këto kushte pasqyrojnë shqetësimin e klubit për mungesat e tij në fushë gjatë viteve të fundit. Dy yjet që e shohin të ardhmen e tyre larg Barcelonës Në dy sezonet e fundit, Christensen ka luajtur vetëm pak më shumë se 20 ndeshje, rreth 20% të totalit të ndeshjeve të Barcelonës, gjë që ka bërë që klubi të vendosë për këto kushte të rinovimit. Deco dhe drejtoria sportive presin një përgjigje të shpejtë për të parë nëse do të mbajnë lojtarin apo do të kërkojnë alternativa të tjera në mbrojtje. Tani vendimi i takon lojtarit, nëse pranon ofertën, ai do të vazhdojë të luajë për Barcelonën, ndërsa nëse refuzon, klubi do të nisë kërkimin për përforcime të reja për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/