Guardiola flet para ndeshjes Man City - Real Madrid: Nuk ka ekip që fiton gjithmonë

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur para ndeshjes së kthimit të 1/8-ave të finales të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë. Pyetjes mbi mënyrën se si menaxhon dështimet në sport, Guardiola iu përgjigj: "Gjëja më e rëndësishme është që të mos mendosh se është një dështim. Në sport, mund të bësh gjëra mirë dhe të përpiqesh të përmirësohesh, sezonin tjetër”. “Do të provojmë”, Pep Guardiola beson se Man City mund të bëjë mrekullinë ndaj Real Madridit “Vjen nga puna e palodhur, përkushtimi dhe dashuria për sportin. Nuk ka asnjë ekip në botë që fiton gjithmonë. Ka momente kur mund të jesh i jashtëzakonshëm. Ne kemi pasur disa ndeshje të mëdha kundër jush". Ai shtoi se humbjet janë pjesë e natyrshme e sportit. "Në sport humb më shumë sesa fiton, sa kohë i kushton mendimit për to? Ka gjëra shumë më të rëndësishme në botë sesa të mendosh për këtë”. “Real Madrid kanë fituar 15, por kanë luajtur 100 ndeshje, a është kjo një dështim? Ata kanë humbur më shumë sesa kanë fituar. Ndoshta më pyet këtë sepse unë vij nga Barcelona". Fjalët e Guardiolës nënvizojnë filozofinë e tij të qëndrueshmërisë dhe fokusit te përmirësimi, edhe përballë sfidave të mëdha në arenën më të lartë evropiane. /Telegrafi/