Një pensionist në Hamble, Hampshire të Anglisë, është urdhëruar nga këshilli lokal të heqë vazot me lule, jashtë shtëpisë së tij, prej 1.2 milion funtesh (rreth 1.4 milion euro), pasi ato konsiderohen pengesë në rrugë. Peter Langdon, 57 vjeç, kishte vendosur disa vazo me lula të ndryshme për të zbukuruar lagjen. Ai kritikoi këshillin për rrugët e dëmtuara dhe trotuaret e çara, duke thënë se kishte shpenzuar 2,000 funte (rreth 2.300 euro) për riparimin e gomave të makinave. Langdon shtoi se heqja e pengesave madje kishte lejuar automjete dhe kamionë të parkojnë në trotuar pa asnjë ndërhyrje nga këshilli. Ai tha se vetëm po përpiqej të bënte lagjen më të bukur për vizitorët dhe bizneset lokale të goditura. /Telegrafi/