Mateo 'e godet' Juelën: Ke rënë në dashuri me një burrë të martuar

Një debat ka ndodhur ditën e sotme (e hënë) në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 mes Juela Nikollit dhe Mateo Borrit. Gjatë një përplasje të ashpër mes Artanit dhe Juelës, ka ndërhyrë edhe Mateo, duke i kujtuar banores klipin që u shfaq në Prime-n e së shtunës së bashku me Rogertin, duke thënë se ka ndjenja mes tyre. Këngëtarja i është përgjigjur Mateos, ku sipas saj, raportin që ai ka krijuar me Brikenën e ka për lojë. Foto: YouTube Pjesë nga debati mes tyre: Mateo: Më bëhet qejfi që po të vjen nga pas siç më ka ardhur mua, se kur më vinte mua, nuk të dëgjohej zëri, madje e mbroje. Juela: Ti e ke ofenduar në të gjitha format. Mateo: Moj e pafytyrë, e mbroje. Juela: Unë nuk e ofendoj si ti, s’kam nevojë t’a ofendon si ti. Mateo: Të kam dëgjuar që në darkë. Juela: Ti akoma këtu je? Mendova se ishe shkrirë, o mashtrues dhe përdoruesi më i madh i një femre këtu brenda. Mateo: Ja ku e ke Rogertin, mbaje fort. Ke rënë në dashuri me një burrë të martuar. I iki nga pas Selin nga mëngjesi në darkë, vetë ka rënë në dashuri me një burrë të martuar. S’të vjen turp. Juela: E more vëmendjen o qiri, që po shkrihesh. Mateo: Shko te Rogerti, e marr vesh se keni filluar si lojë, Rogerti të ka përdorur, të ka transformuar ty dhe ti nga mbrojtja e mbështetja e Rogertit, ka filluar të lindë diçka nga ana jote për Rogertin, se ai të përdor për lojë. Juela: Je i pari që ke përdorur Brikenën në maksimum këtu brenda. Mateo: Ja ku e ke atë që ke ndjenja. Juela: O injorant, që i ke sharë kësaj Juele të gjitha të zezës. Mateo: Duke u zgërdhirë o i shkreti ti, ec, nuk t’u drodh qerpiku për burrin e martuar. Juela: I ke thënë kësaj femre e shpifur e degjeneruar, të gjitha të zezat. Mateo: Po të kesh respekt për vete largohesh. Juela: Unë pres çdo gjë nga ty. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com