Paralajmëroi padi për të, G Bani i reagon pronarit të "Onima": Artistët nuk mbahen me zor

Pronari i kompanisë muzikore "ONIMA", Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve, për shpifje dhe nxitje dhune për çështjen që lidhet me artistin Besart Kelmendi - Gjesti. Përmes një videoje të publikuar në Instagram, G-Bani iu rikthye ashpër deklaratës së Shabanit, duke e kritikuar atë dhe duke theksuar se artistët nuk mund të mbahen me zor. Ai thotë se i qëndron pas fjalëve që ka thënë dhe se Gjesti nuk e meriton të jetë në burg. Foto: Instagram Për më shumë, pjesë nga videoja në Instagram: "Po du me bo një reagim publik të Erkand Shabanit të cilin fatkeqësisht nuk e quaj dot zotëri. Paska bo një padi për shpifje dhe nxitje dhune ndaj tij me rastin e mbrojtjes morale që jemi përpjekje që disa artistë tjerë t’i bëjnë Gjestit. Krimi im është që e kam quajtur skllavopronar dhe kam thënë që Gjesti nuk e meriton të jetë në burg. I qëndroj fjalëve që kam thënë. Desha të them Erkand që e përbashkëta e gjithë përbindëshave dhe diktatorëve është se kur ju vjen fundi përpiqen të bëjnë dëmin më të madh edhe ashtu të vërber dhe të shurdhët pa pas asnjë gjë për të verbërit dhe të shurdhërit nga natyra e nga fatkeqësitë e jetës por ti je i verbër dhe I shurdhër me dashje, me vullnetin tënd të lirë. Kështu pra, përbindëshat dhe diktatorët tentojnë të godasin në çdo drejtim për të mbrojt vetën e tyre apo iluzionin e jetës së tyre. Gjesti ka bërë gabim e kam thënë por ti ke faj për gjendjen në të cilën Gjesti ka arrit sepse t’kishe dasht ti t'mirën e Gjestit do të kishe gjet një gjuhë të përbashkët. Nuk mbahen artistët me zor". /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by G-BANI (@gbanik1ng)