Nënkryetari i Listës Serbe, Dallibor Jevtiq, theksoi se që nga ardhja në pushtet e Albin Kurti në Prishtinë, procesi i marrjes së dokumenteve të Kosovës ishte pothuajse i pamundur dhe se ishte e qartë që ndaj serbëve po zbatohej “modeli kroat”. Prandaj, sipas tij, marrëveshja lidhur me Ligjin për të huajt është e rëndësishme, sepse me të është parandaluar një pogrom administrativ ndaj serbëve nga Kosova.