Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve të hënën se nuk mendon se Izraeli do të përdorte armë bërthamore në luftë me Iranin. "Izraeli nuk do ta bënte këtë. Izraeli nuk do ta bënte kurrë këtë", tha presidenti në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Telegrafi. David Sacks, kreu i inteligjencës artificiale dhe kriptovalutave në Shtëpinë e Bardhë, tha në një intervistë së fundmi se "duhet të shqetësoheni për përshkallëzimin e luftës nga Izraeli duke menduar përdorimin e një arme bërthamore". Trump thotë se SHBA-të nuk e dinë nëse udhëheqësi suprem i Iranit është "i vdekur apo jo" Komentet e Trump vijnë pasi ai tha dje se SHBA-të dhe Izraeli janë kryesisht të përafërta në qëllimet e tyre ushtarake, megjithëse pranoi se objektivat e tyre mund të mos jenë identike. "Marrëdhënia ka qenë shumë e mirë. Ushtarakët janë shumë mirë të koordinuar", u tha Trump gazetarëve të dielën në bordin e Air Force One. /Telegrafi/