Barcelona planifikon përforcime në sulm gjatë verës, në radar ylli në ngitje i Benficas

Barcelona po mendon për përforcime në repartin e sulmit gjatë afatit kalimtar veror, duke u fokusuar në dy pozicione kryesore. Klubi katalanas kërkon një sulmues të ri për të zëvendësuar Robert Lewandowski, i cili do të largohet pas skadimit të kontratës, ndërsa një vendim duhet të merret edhe për opsionin e blerjes së Marcus Rashford. Rashford mund të blihet për 30 milionë euro, dhe Barcelona ka nisur tashmë shqyrtimin e mundësisë për ta transferuar në mënyrë permanente sulmuesin e huazuar nga Manchester United. Megjithatë, klubi po konsideron edhe alternativa të tjera për krahun e majtë. Një nga këta është Andreas Schjelderup, që është në radarët e drejtorit sportiv Deco për më shumë se një vit. Sipas raportimeve të O Jogo, skautët e Barcelonës ishin të pranishëm në fitoren e Benfica ndaj Arouca gjatë fundjavës. Në bazë të kësaj, Barcelona po konsideron të bëjë një ofertë për të siguruar shërbimet e Schjelderup gjatë verës. Klube të Ligës Premier dhe Serie A gjithashtu janë të interesuara për sulmuesin norvegjez 21-vjeçar, por Barcelona synon të veprojë më shpejt për të pasur shanset më të mira për të arritur marrëveshjen me Benfica. Megjithatë, Benfica ka bërë të qartë se do të pranojë vetëm një ofertë që tejkalon ndjeshëm vlerën e tij prej 18 milionë eurosh, gjë që mund t’i vështirësojë gjërat katalanasve. Për më tepër, Barcelona e ka prioritet blerjen e një qendërsulmuesi dhe një qendërmbrojtësi, dhe nëse nuk arrin të përmbushë rregullin 1:1 të La Ligës para fundit të sezonit, realizimi i përforcimeve të dëshiruara gjatë verës do të jetë shumë i vështirë. /Telegrafi/