Rrustemi: Po të mos ishte LVV-ja në pushtet, veriu do të ishte ende nën kontrollin e Radoiçiqit

Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje në TV Dukagjini, ka thënë se po të mos ishte VV-ja në qeveri, sot gjendja në veri do të ishte me Radoiçiqin dhe me barrikadat. Ai ka akuzuar PDK-në për situatën e mëhershme në veri të Kosovës. “Pse veriu i Kosovës ishte mbajtur nën kontroll nga strukturat paralele të Serbisë deri në vitin 2023, respektivisht 2024, kur z. Kurti i eliminoi, është pikërisht PDK”, ka thënë ai. Ai ka pretenduar se PDK ishte në pushtet për 20 vite. “Ata ishin për 20 vite, ndërkohë që gjendja ishte… për 20 vite në mënyra të ndryshme”, ka pretenduar ai. “Por edhe po të ishin edhe deri më sot në pushtet, sot do t’i kishim strukturat paralele në veri të Kosovës”, ka thënë ai. - YouTube youtu.be