Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet gati për Kosovën ndaj Sllovakisë

Mbrojtësi i Kosovës, Ilir Krasniqi, është rikthyer në stërvitje me klubin e tij Polissya Zhytomir, pasi shqetësoi tifozët javën e kaluar me një lëndim të pësuar gjatë një ndeshjeje miqësore. 25-vjeçari publikoi në rrjetet sociale një fotografi nga seanca stërvitore me ekipin ukrainas, ku shihet i buzëqeshur dhe në gjendje të mirë fizike. Krasniqi u lëndua javën e kaluar në miqësoren ndërmjet Polissya Zhytomir dhe Livyi Bereh Kyiv. Megjithatë, ekzaminimet mjekësore konfirmuan se ai nuk ka pësuar dëmtim të ligamentit apo të meniskut në gjurin e këmbës së djathtë. Mbrojtësi kosovar ka gjasa të jetë i gatshëm për ndeshjen e së enjtes ndaj Kudrivka. Ilir Krasniqi lëndohet rëndë – Polissya dyshon se ka këputur ligamentin Po ashtu, ai pritet të jetë në dispozicion edhe për Kombëtaren e Kosovës në përballjen gjysmëfinale të playoffit për Kupën e Botës kundër Sllovakisë, ndeshja zhvillohet më 26 mars në Bratislava. Krasniqi pritet të jetë një nga opsionet për qendrën e mbrojtjes, sidomos në mungesë të kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani, i cili muajin e kaluar pësoi lëndim. /Telegrafi/