Familja e DJ Gimbos ka reaguar publikisht përmes një postimi në Instagram pas kritikave të shumta që pasuan një video virale, ku ai u pa duke imituar ose duke bërë mimikë ndaj Brikena Selmani, gjë që u interpretua nga shumë persona si tallje me pamjen e saj. Në reagimin e tyre, familjarët e artistit kanë kërkuar falje publike nëse veprimi i tij është kuptuar në mënyrë negative ose ka lënduar Brikenën dhe familjen e saj, duke theksuar se nuk ka qenë qëllimi i tij të ofendojë apo të nënçmojë askënd. E shtrembëron dhe e përqesh, familja e Brikenës i reagojnë Gimbos: Të merresh me fytyrën e një vajze është thjesht ‘ulërimë’ për vëmendje Në postimin e publikuar në Instagram, familja e tij shkruan: "Si familja e Gimbos, kërkojmë falje nëse imitimi me mimika ndaj Brikenës është kuptuar keq apo ka lënduar atë dhe familjen e saj. Besojmë që nuk ka qenë qëllimi i tij të ofendojë apo të nënçmojë askënd. Duhet të kemi parasysh që ai ndodhet në izolim dhe nën presionin e lojës në Big Brother, gjë që ndonjëherë ndikon në reagime apo situata që mund të duken ndryshe jashtë. Respekti ndaj çdo personi dhe familjeje është shumë i rëndësishëm për ne dhe shpresojmë që kjo të kuptohet si një situatë e momentit.Kërkojmë falje sinqerisht dhe shpresojmë në mirëkuptim. Familja e Gimbos". Foto: Instagram Familja gjithashtu thekson se respekti ndaj çdo personi dhe familjeje është shumë i rëndësishëm për ta dhe shpresojnë që kjo situatë të shihet si një moment i ndikuar nga rrethanat e lojës në Big Brother, ku presioni dhe izolimi mund të ndikojnë te banorët. /Telegrafi/