Punëtori në Gjilan pëson lëndime të rënda pas rrëzimit nga një lartësi

Një person në Gjilan ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi dyshohet se u rrëzua nga një lartësi ndërsa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Ai tha se viktima u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjilan për trajtim mjekësor. Sipas Hashanit, Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar sot më 16.03.2026 në orët e paradites për incidentin dhe ka dalë në vendngjarje. Në koordinim me Prokurorinë, janë filluar hetimet lidhur me këtë rast të rëndë. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar hapjen e një rasti për asgjësim, dëmtim apo heqje të masave mbrojtëse në punë, për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.