Meriton Korenica me Clujin e humbën ndeshjen e parë të play-offit për titull të kampionit në Rumani, në ndeshjen që ekipi I tij e humbi nga Universitatea Cluj me rezultat 2-1. Cluji kaloi në epërsi me golin e realizuar në sekondën e 59-të të ndeshjes së zhvilluar të hënën. Goli i shënuar nga Lorenzo Biliboc me asistim të Korenicës, që u bë më i shpejti i shënuar këtë sezon në Superligë. Më herët ishte shënuar gol për një minutë e nëntë sekonda, që mbante rekord. - YouTube www.youtube.com Korenica ka 10 gola dhe 4 asistime këtë sezon në garat rumune, duke qenë një nga lojtarët më të mirë te Cluj. Mesfushori sulmuesi pritet të ftohet nga Franco Foda për ndeshjet e marsit. /Telegrafi/