Zbulohet data e nisjes së Ferma VIP 3

Reality show Ferma VIP rikthehet në ekran me edicionin e tretë, i cili do të nisë më 27 mars. Spektakli do të drejtohet nga moderatorja e njohur Arbana Osmani, duke sjellë një tjetër sezon me dinamika dhe sfida për personazhet e njohur që do të bëhen pjesë e fermës. Programi, që ndërthur jetën në fermë me sfida fizike mes VIP-ave, ka arritur të fitojë vëmendje të madhe të publikut në dy sezonet e para. Foto: Instagram Formati vendos konkurrentët në një ambient rural, ku ata duhet të përballen me punët e fermës e shumë sfida të tjera. Në edicionin e parë të këtij reality show, fitues u shpall Dijonis Biba, i cili arriti të fitojë mbështetjen e publikut dhe të triumfojë në fund të garës. View this post on Instagram A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al) Ndërsa në sezonin e dytë, çmimin e madh e fitoi këngëtari Big Basta, duke u shpallur fitues pas një gare të fortë me konkurrentët e tjerë. Edicioni i tretë pritet të sjellë sfida të reja dhe situata të papritura, që zakonisht karakterizojnë këtë format të suksesshëm televiziv. View this post on Instagram A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) Megjithatë, emrat e konkurrentëve që do të bëhen pjesë e Ferma VIP 3 ende nuk janë zbuluar, duke mbetur për momentin një mister për publikun. /Telegrafi/