Rosenior këmbëngul se gjoba ndaj Chelseat nuk do ta shpërqendrojë ekipin përpara ndeshjes me PSG-në

Trajneri Liam Rosenior ka deklaruar se ndëshkimi i fundit ndaj Chelseat nuk do ta shpërqendrojë skuadrën përpara ndeshjes vendimtare ndaj Paris Saint ‑ Germain n ë ndeshjen e dyt ë t ë faz ë s s ë 1/8- ë s n ë Ligën e Kampionëve. Së fundmi, Liga Premier e ka gjobitur klubin londinez me rreth 10 milionë euro dhe ka vendosur një ndalim të pezulluar njëvjeçar për regjistrimin e lojtarëve të rinj në ekipin e parë, pas shkeljeve të rregullave financiare që lidhen me transferime të mëparshme. Dembele paralajmëron se PSG do të kërkojë kontroll edhe në 'Stamford Bridge', pavarësisht epërsisë me tre gola Duke folur për situatën, Rosenior theksoi se çështja nuk do të ndikojë negativisht te skuadra. “Jo, nuk është një shpërqendrim negativ. Mendoj se në fakt kjo çështje tashmë është mbyllur. Mund të vazhdojmë përpara dhe të planifikojmë ta bëjmë këtë klub sa më të fortë në planin afatgjatë. Ky është qëllimi i pronarëve, imi dhe i të gjithë njerëzve të përfshirë në klub”, ka thënë trajneri Rosenior. Chelsea dënohet për shkelje të rregullave financiare të Ligës Premier Chelsea tashmë është e fokusuar plotësisht te përballja e rëndësishme kundër PSG-së, ku synon të sigurojë kualifikimin në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/