Legjenda e futbollit francez Thierry Henry ka vlerësuar lart kapitenin e Manchester United, Bruno Fernandes, për inteligjencën dhe qetësinë e tij në fushë. Henry theksoi se mesfushori portugez dallohet për mënyrën se si e lexon lojën dhe për vendimet që merr në momentet kyçe. “Për mua, shpejtësia pa kontroll nuk vlen asgjë. Por nëse mund ta kontrollosh shpejtësinë e trurit tënd, atëherë do të jesh më i shpejtë se kushdo tjetër në fushë. Këtë gjë ky lojtar e ka me bollëk. Ai nuk e luan futbollin, ai e mendon atë dhe këtë e bëri shumë mirë në fundjavë”, deklaroi francezi. Ish-sulmuesi i Arsenal madje i vendosi edhe një nofkë të re portugezit e Man Utd. “Tani kam një emër për të – dhe besoj se do t’ju pëlqejë – ‘Braino’ Fernandes. Ky djalë mendon. Ajo që ka bërë te Manchester United në momente të vështira për ekipin është e jashtëzakonshme”, shtoi ai. Henry shtoi se Fernandes meriton shumë respekt, pasi mund të kishte zgjedhur të largohej nga klubi në periudhat më të vështira. ️| Thierry Henry’s FULL analysis on the brilliance of Bruno Fernandes. “He doesn't play football he thinks it. That's a different ball game for me. He doesn't just pass the ball for the sake of passing it, this guy thinks.” [ @SkySportsPL ] pic.twitter.com/ew6KnyVnFK — Kev 屮 (@UtdKev08) March 16, 2026 “Duhet t’i jepet shumë meritë. Ai mund të ishte larguar dhe të thoshte: ‘Kjo nuk është për mua’. Por ai qëndroi dhe lufton çdo herë. Më pëlqen shumë si lojtar”, e mbylli deklaratën e tij Henry. /Telegrafi/