Këngëtarja dhe aktorja, Teyana Taylor, u shfaq e zemëruar në prapaskenë pasi pretendoi se një roje sigurie e kishte shtyrë në turmë pas përfundimit të ceremonisë. Sipas një videoje që qarkullon në rrjetet sociale, Taylor dukej e shqetësuar dhe u përfshi në një debat të zëshëm me burrin, të cilin e akuzoi se e kishte shtyrë ndërsa përpiqej të kalonte. Ajo tha se rojet vendosën 'duart mbi një grua' dhe u treguan shumë të pasjellshëm. Foto: YouTube Incidenti ndodhi kur Taylor po përpiqej të kthehej në skenë për të bërë fotografi me kolegët e saj nga filmi "One Battle After Another", i cili atë mbrëmje fitoi çmimin për 'filmin më të mirë'. Sipas raportimeve, roja kishte për qëllim të bllokonte kalimin e saj dhe të një drejtoreshë ekzekutive të Warner Bros., duke përdorur trupin për t’i penguar të ngjiteshin në shkallët drejt skenës. Taylor ishte e nominuar për 'aktoren më të mirë dytësore', por çmimin e fitoi Amy Madigan për filmin "Weapons". Megjithatë, ajo festoi më vonë pasi filmi i saj, i drejtuar nga Paul Thomas Anderson, fitoi çmimin kryesor të mbrëmjes. - YouTube youtube.com Në video, Taylor përsërit se rojet ishin të pasjellshëm dhe e kishin shtyrë, ndërsa të tjerët përpiqeshin ta qetësonin situatën. /Telegrafi/