Kim Kardashian i blen një kartë 'Pokemon' djalit të saj në vlerë mbi një mijë euro

Ylli i famshëm, Kim Kardashian, i bleu djalit të saj 10-vjeçar Saint West një kartë koleksionuese 'Pokemon' me vlerë mbi një mijë euro gjatë një panairi të kartave koleksionuese. Kim dhe djali i saj morën pjesë në 'Showcase Card Show', ku shëtitën nëpër stendat e shitësve dhe panë nga afër karta të ndryshme të rralla. Në një nga stendat, ata u ndalën për të parë disa karta të veçanta, ndër të cilat ishte edhe një kartë shumë e rrallë që kushtonte rreth 86 mijë euro. Foto: Instagram Pas disa minutash duke i parë dhe diskutuar për kartat, Kim vendosi t’i blejë djalit të saj një kartë të veçantë 'Pokemon' të quajtur 'BGS 10 Hidden Fates Shiny Charizard', për mbi një mijë euro. Sipas videos që u shpërnda në rrjetet sociale nga shitësi, Saint ishte shumë i emocionuar dhe ishte vetë ai që ia dorëzoi paratë shitësit për kartën. Para se të largoheshin nga stenda, Kim e falënderoi shitësin në mënyrë të sinqertë. Saint është një fans i madh i 'Pokemon' dhe koleksionimi i kartave është një nga hobet e tij të preferuara. View this post on Instagram A post shared by Steve Aoki (@steveaoki) Ai shpesh merr pjesë në evente dhe panaire ku shiten karta koleksionuese për të gjetur karta të rralla për koleksionin e tij. /Telegrafi/