Mbrëmje vendimtare në Ligën e Kampionëve, sonte mësohen katër çerekfinalistët e parë

Liga e Kampionëve rikthehet me një natë elektrizuese, ku do të luhen ndeshjet kthyese të fazës së 1/8-tës. Skuadrat më të mëdha të kontinentit zbresin në fushë me një objektiv të vetëm: kualifikimin në çerekfinale. Në fokus është përballja mes Manchester City dhe Real Madridit. “Qytetarët” janë në disavantazh 0-3 dhe kërkojnë një mrekulli përballë një Reali që historikisht nuk fal në këto faza. Një test karakteri për kampionët anglezë. Në Londër, Chelsea përballet me Paris Saint-Germain, me francezët që kanë avantazhin 5-2 nga ndeshja e parë. Anglezët synojnë një rikthim të madh, por diferenca mbetet e thellë dhe parisienët shihen si favorit. This week #UCL pic.twitter.com/S0TjIWMhO4 — UEFA Champions League (@ChampionsLeague) March 16, 2026 Ndërkohë, Arsenali dhe Bayer Leverkusen nisin nga barazimi 1-1, në një duel totalisht të hapur ku çdo detaj mund të vendosë fatin e kualifikimit. Një tjetër sfidë interesante zhvillohet mes Sporting Lisbonës dhe Bodo/Glimt, ku portugezët duhet të përmbysin humbjen 0-3, një mision i vështirë, por jo i pamundur në një natë evropiane. /Telegrafi/