Ylli i Man Cityt merr vendimin për t’u larguar nga klubi pas përfundimit të kontratës

Një lojtar i Manchester Cityt raportohet se nuk ka ndërmend të zgjasë qëndrimin e tij në ‘Etihad’, pasi thuhet se tashmë ka vendosur për hapin e tij të ardhshëm. Në javët e fundit, City ka pasur vështirësi të shfaqë formën e tij më të mirë në përpjekjen për të kapur Arsenal në garën për titullin e Ligës Premier. Pas barazimeve me Nottingham Forest dhe West Ham në dy ndeshjet e fundit të kampionatit, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola tashmë ndodhet nëntë pikë prapa Arsenalit, me tetë ndeshje të mbetura. Ndërkohë, City përballet me një sfidë të madhe në Europë, pasi humbi 3-0 ndeshjen e parë të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit në ‘Santiago Bernabeu’. Tani, është raportuar se një nga lojtarët kryesorë të skuadrës mund të jetë në kërkim të largimit. Sipas mediumit katalanas El Nacional, negociatat mes Cityt dhe Rodri për një kontratë të re janë “ndërprerë”. Thuhet se Rodri u ka bërë të qartë edhe agjentëve të tij se nuk ka ndërmend të nënshkruajë një marrëveshje të re me klubin anglez. Në vend të kësaj, mesfushori spanjoll dëshiron të rikthehet në Spanjë dhe ta përfundojë karrierën atje. Kontrata aktuale e tij me City skadon në fund të sezonit 2026/27. Rodri për garën e titullit në Angli: Ndoshta ka mbaruar gjithça Që nga transferimi te City nga Atletico Madridi, Rodri është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Guardiolas. Ai ka zhvilluar 291 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 28 gola. Gjithashtu, ai ka fituar edhe Topin e Artë pas një sezoni të shkëlqyer 2023/24./ Telegrafi /