LSDM përjashton nga partia Petre Shilegovin

Bordi Ekzekutiv i LSDM-së sot mori një vendim dhe nisi një procedurë për përjashtimin e Petre Shilegov nga anëtarësia e LSDM-së. "Shilegov po shantazhohet dhe po punon për OBRM-PDUKM-në. Ne kemi zbuluar të gjithë skemën e biznesit të Hristijan Mickoskit në sektorin e energjisë, nga Adamoviqi te "Rudnap". Tani është e qartë për të gjithë pse duan kaq shumë ta shkatërrojnë LSDM-në. OBRM-PDUKM ka rënë aq shumë saqë e vetmja mundësi që i ka mbetur është të përpiqet ta rrëzojë LSDM-në nga brenda. Tani është e qartë për të gjithë se kjo është një platformë për shkatërrimin e LSDM-së", thuhet në deklaratën e LSDM-së lidhur me vendimin./Telegrafi/