Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar në Polici se një person i mitur ia ka grabitur çantën e krahut dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Rasti ka ndodhur të hënën në Fushë Kosovë, në ora 17:05. “Rr. Fehmi Lladrovci, Fushë Kosovë 16.03.2026-17:05. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se një person i mitur i kishte grabitur çantën e krahut dhe kishte ik në drejtim të panjohur”, thuhet në raport. Viktima në çantë kishte para, dokumente dhe çelësat e shtëpisë. Policia është duke e hetuar rastin. /Telegrafi/