Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, ka mirëpritur marrëveshjen për zbatimin e Ligjit për të Huajt, të arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Në një përgjigje për Telegrafin nga ambasada kanë theksuar se çdo ndryshim që ndikon në komunitetin serb të Kosovës duhet të bëhet në konsultim të ngushtë me pjesëtarët e ti. SHBA-ja gjithashtu ka vlerësuar angazhimin e të gjitha palëve për të arritur një zgjidhje të pranueshme për të gjithë. “E mirëpresim njoftimin për marrëveshjen e arritur mbi zbatimin e Ligjit për të Huajt. Ne vlerësojmë angazhimin e palëve për të arritur një zgjidhje të pranueshme. Çdo ndryshim që ndikon në komunitetin serb të Kosovës duhet të bëhet në konsultim të ngushtë dhe me pjesëtarët e tij”, ka thënë një zëdhënës i ambasadës për Telegrafin. Nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe automjetet - si funksionon dhe kush duhet të regjistrohet Qeveria e Kosovës njoftoi më 14 mars se do të ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe do të njohë letërnjoftimet e serbëve të Kosovës që nuk kanë ende dokumente kosovare, sipas Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjete. Ky vendim hyri në fuqi të plotë dhe ka nisut të zbatohet që nga 15 marsi. Vendimi u miratua pas takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së, Peter Sorensen, si pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar zbatimin e ligjit. Ligji për të huajt dhe për automjetet kanë nisur të zbatohen pjesërisht më 15 janar, fillimisht përmes një fushate informuese dhe tani janë të zbatueshëm plotësisht. Sipas ligjit, të gjithë ata pa dokumente duhet të pajisen me leje qëndrimi, ndërsa automjetet me targa të huaja nuk mund të qarkullojnë më gjatë se tre muaj pa autorizim. Për serbët e Kosovës, këto rregulla do të zbatohen gradualisht, me periudhë lehtësie 12-mujore. Leje qëndrim 12 muaj për studentët dhe punëtorët shëndetësorë serbë, Kurti: Asnjë qytetar nuk duhet t’i druhet Ligjit për të huajt Kryeministri Kurti tha se lejet e përkohshme do të mundësojnë që punonjësit e shëndetësisë dhe arsimit të vazhdojnë punën, duke siguruar shërbimet bazike për komunitetin derisa të gjitha dokumentet të jenë të rregulluara. /Telegrafi/