U ndaluan mbi 2 mijë palë syve dielli të markave të njohura, dyshohen se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka zbuluar 2,070 palë syze dielli me marka tregtare "Gucci", "Porsche" dhe "Miu Miu", që dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale. Në njoftimin e Doganës bëhet e ditur se mallrat janë ndaluar dhe rasti po trajtohet në përputhje me procedurat ligjore në fuqi. “Dogana e Kosovës, përmes Zyrës Doganore në Prishtinë, pas një kontrolli detal të një ngarkese me mallra komerciale, ka zbuluar 2,070 palë syze dielli me marka tregtare ‘Gucci’, ‘Porsche’ dhe ‘Miu Miu’, që dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale. Mallrat janë ndaluar dhe rasti po trajtohet në përputhje me procedurat ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/