Jennifer Lopez ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, duke publikuar disa fotografi në Instagram ku shfaqet në super formë fizike. Këngëtarja 56-vjeçare pozoi me një fustan të shkurtër ngjyrë nude dhe taka elegante, duke vënë në pah këmbët e saj të tonifikuara dhe linjat trupore. E kuruar deri në detaj, me flokë me onde voluminoze dhe grim të theksuar, JLo u shfaq plot vetëbesim, ndërsa në përshkrim shkroi: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”. Kjo paraqitje vjen në një moment kur artistja ka folur hapur për jetën e saj personale, duke pranuar se pas divorcit nga Ben Affleck ndihet “më e lirë se kurrë”. Ajo u shpreh se është në “epokën e saj të lumtur” dhe për herë të parë po shijon të qenit vetëm, shkruan DailyMail. Pas ndarjes, Jennifer mori një pauzë nga angazhimet për t’u fokusuar te vetja dhe familja, duke theksuar se tani ndihet më e fortë dhe më e qartë për jetën e saj. E pyetur për një lidhje të re, ajo u përgjigj prerë: nuk po kërkon një partner, pasi dëshiron të ruajë këtë fazë të re lumturie. /Telegrafi/