Investimi që punon për ju: si po kthehen InstaBuilt Pop-Up Houses në burim të ardhurash

Në një kohë kur investimet në patundshmëri po kërkojnë kthim më të shpejtë dhe fleksibilitet më të madh, InstaBuilt POP-UP Houses po ofrojnë një model konkret të të ardhurave pasive. Me çmime që nisin nga rreth 25,000 euro dhe potencial për të gjeneruar deri në 10,000-26,000 euro në vit , këto njësi mund të jepen me qira në platforma si Airbnb, Booking apo Expedia. Me një shkallë shfrytëzimi që mund të arrijë deri në 65% të vitit (rreth 237 ditë) dhe me menaxhim profesional, investimi mund të arrijë deri në rreth 30% kthim (ROI) , varësisht nga lokacioni dhe organizimi. Si funksionon modeli i fitimit? Jepet me qira afatshkurtër në Airbnb, Booking, Expedia Menaxhim i plotë nga operatorë profesionistë të rekomanduar nga InstaBuilt në Kosovë, Shqipëri dhe rajon Okupim i mundshëm deri në 65% të vitit (rreth 237 ditë) Operatorët marrin rreth 35% të të ardhurave , ndërsa pronari mban rreth 65% neto Çmimet mesatare për natë: 28 m² → 70 € / natë 52 m² → 100 € / natë 104 m² → 170 € / natë Të ardhurat neto për natë (pas menaxhimit): 28 m² → 45.5 € 52 m² → 65 € 104 m² → 110.5 € Të ardhurat vjetore të mundshme: 28 m² → rreth 10,780 € / vit 52 m² → rreth 15,405 € / vit 104 m² → rreth 26,189 € / vit 10 arsye pse të investoni në InstaBuilt POP-UP House Ambient i shëndetshëm për jetesë për ju dhe familjen tuaj Efiçencë energjetike - kosto më e ulët për ftohje dhe ngrohje Materiale 100% të certifikuara , të importuara nga Gjermania, Austria dhe Zvicra Garanci afatgjatë: 50 vite për strukturën , 5 vite për izolimin dhe pjesët e fshehura, 1 vit për elementet e dukshme Materiale ndërtimi me bazë të gjelbër - carbon neutral 100% në përputhje me standardet ESG (mjedisore, sociale dhe të qeverisjes) Ndërtim dhe montim në terren pa mbetje ( zero waste ) - prodhim në fabrikë dhe certifikim Rezistencë e lartë ndaj zjarrit - më e sigurt se betoni dhe çeliku Strukturë rezistente ndaj tërmeteve - më e sigurt se betoni dhe çeliku Dizajn fleksibël dhe mobilim smart - dhoma e gjumit mund të shndërrohet në zyrë gjatë ditës Ky model e pozicionon InstaBuilt POP-UP House si një zgjidhje që kombinon jetesën moderne, teknologjinë e ndërtimit dhe një potencial real për fitim, duke e bërë atë një alternativë gjithnjë e më të kërkuar për investitorët si burim të qëndrueshëm të ardhurash.