Artistja shqiptare Lira Taraku , e njohur për punimet e saj kreative në pikturim mbi rroba dhe art grafik, ka marrë së fundmi vëmendjen e një prej futbollistëve më të famshëm ndërkombëtarë. Bëhet fjalë për sulmuesin e njohur Mauro Icardi, i cili aktualisht luan për klubin turk Galatasaray. Në një video të publikuar në TikTok, e cila tashmë është bërë virale në rrjetet sociale, artistja nga Pejë shihet teksa niset për të takuar futbollistin e njohur. Gjatë takimit, ajo i dhuron Icardit një xhaketë xhinsi të personalizuar, në të cilën kishte realizuar një ilustrim artistik të portretit të tij. Reagimi i futbollistit ishte mjaft pozitiv. Ai e pëlqeu shumë dhuratën dhe, në shenjë vlerësimi për punën e artistes, e veshi menjëherë xhaketën në praninë e saj, ndërsa e falënderoi për këtë krijim unik. Videoja e këtij momenti është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe ka marrë mijëra shikime, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe duke promovuar njëkohësisht talentin e artistes shqiptare. /Telegrafi/ @lira.tarakuart Video qe osht bo virale n’Turqi? #kosova #prishtina #shqiptar #foryou #goviral ♬ Aşkın Olayım - Simge