Osmani pas heqjes së masave të BE-së: Kosova e përkushtuar për ecje drejt statusit të kandidatit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi në Parlamentin Evropian është konfirmuar heqja e masave ndaj Kosovës nga Komisioni Evropian. Osmani ka thënë se Kosova mirëpret një vendim të tillë dhe ka falendëruar vendet aleate për përkrahjen në heqjen e sanksioneve. Ajo theksoi se këto masa kanë qenë të padrejta dhe kanë pasur ndikim negativ në jetën e kosovaarëve. “Bazuar në vendimin e shpallur në dhjetor nga Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula Von Der Leyen, për të hequr të gjitha masat e BE-së kundër Kosovës, pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor, ne mirëpresim konfirmimin e sotëm nga Komisioni se ky vendim tani është zbatuar plotësisht". "Falënderoj Komisionin dhe të gjithë partnerët tanë nga shtetet anëtare për mbështetjen e tyre në mbylljen e kësaj çështjeje, e cila rezultoi në heqjen e masave të padrejta që ndikuan negativisht në jetën e popullit të Kosovës". “Kosova mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar ngushtë me BE-në dhe për të ecur përpara në rrugën tonë drejt statusit të kandidatit të BE-së”, thuhet në reagimin e presidentes Osmani.