Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi i cili është i dyshuar për mashtrim. Hetuesit nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, me autorizim të Prokurorisë Themelore, kanë publikuar foton e një të dyshuari dhe kërkojnë bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tij. Personi në fjalë dyshohet për përfshirje në veprën penale “Mashtrim në bashkëkryerje”. Çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikim mund të raportohen direkt tek autoritetet përkatëse.