Qeveria ende nuk ka masa konkrete për uljen e çmimeve

Edhe pas rritjes së dytë të çmimeve të karburanteve, qeveria ende nuk ka masa konkrete për uljen e çmimeve. Na dërguan qëndrim të njëjtë sikurse një ditë më pare. Thonë po konsiderojnë uljen e TVSH-së nga 18% në 10%, por nuk saktësojnë se kur do të ndodh kjo. “Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Qeveria po monitoron në mënyrë aktive situatën me çmimet e karburanteve dhe në periudhën e ardhshme, ndër alternativat në shqyrtim është ulja e TVSH-së nga 18% në 10%, me qëllim mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve”, deklaruan nga Qeveria. Qeveria po monitoron në mënyrë aktive gjendjen me çmimetPo shqyrtohen opsionet për uljen e TVSH-së nga 18% në 10%LSDM-ja opozitare doli me kritika të ashpra, duke theksuar se Qeveria nuk ka pasur asnjë masë që në këtë krizë të rëndë do të ndihmonin qytetarët dhe për këtë arsye do të dorëzojë një pako ligjesh në Kuvend. “Ligji i parë për uljen e normës së TVSH-së nga 18% në 5% për karburantet, ulja e mëtejshme e akcizës me 4 denarë, ligji i tretë është heqja ose ulja e 0% TVSH-së për produktet bazë ushqimore dhe ligji i katërt është për përgjysmimin e çmimeve të taksave që qytetarët tanë paguajnë duke vozitur në rrugët në të gjithë vendin “, Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së. Kritikon edhe BDI-ja opozitare. Sipas kësaj partie Qeveria nuk ka kapacitet për të menaxhuar krizat. “BDI njofton qytetarët se, nëse masat e propozuara nuk zbatohen urgjentisht, çmimet mund të rriten me më shumë se 10%, gjë që do të rëndojë seriozisht buxhetet familjare në vend. Kjo Qeveri nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për të menaxhuar krizat që ndodhin edhe mijëra kilometra larg vendit. Prandaj, Qeveria duhet të shkarkojë menjëherë ministrin e Ekonomisë, i cili me sa duket nuk ka as vizion dhe as plan për trajtimin e krizave ekonomike”, thanë nga Albana Mustafa, BDI. Çmimi i derivateve të naftës nga sot është më i lartë. Benzina shitet për 86.5, përkatësisht 88.5 denarë, ndërsa nafta për 92 denarë për litër./ Alsat.mk.