Një aksident trafiku me pasojë fataliteti ka ndodhur të martën në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj. Siç bën të ditur policia, në aksident u përfshinë një veturë dhe një këmbësor, dhe si pasojë në vendngjarje humbi jetën një person rreth 74-vjeçar. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Stacion Policor për procedura të mëtejshme. Njësitet relevante policore, përfshirë hetuesit e aksidenteve të trafikut, kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetime për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./Telegrafi.