Një vendim i bujshëm ka ardhur nga Konfederata Afrikane e Futbollit, pasi Komiteti i Apelit ka vendosur t’ia heqë titullin Senegalit nga Kupa e Kombeve të Afrikës 2026 dhe të shpallë kampion Marokun. Sipas vendimit zyrtar, finalja e këtij edicioni ndaj Marokut është regjistruar me rezultat 3-0 në favor të marokenëve , pasi është konstatuar se Senegali ka bërë shkelje të rregullores duke u tërhequr nga loja. Ky vendim erdhi pas apelit të paraqitur nga Federata Marokene, duke u bazuar në nenet 82 dhe 84 të rregullores së garës. The CAF Appeal Board decided that in application of Article 84 of the Regulations of the CAF Africa Cup of Nations (AFCON), the Senegal National Team is declared to have forfeited the Final Match of the TotalEnergies CAF Africa Cup of Nations (AFCON) Morocco 2025 (“the Match”),… — CAF Media (@CAF_Media) March 17, 2026 Komiteti i Apelit i CAF-it e pranoi ankesën dhe rrëzoi vendimin e mëparshëm të Komitetit Disiplinor, duke e konsideruar sjelljen e Senegalit si dorëzim të ndeshjes. Si pasojë, sipas Nenit 84, ndeshja regjistrohet zyrtarisht 3-0 për Marokun, që automatikisht shpallet kampion. Çfarë ndodhi në finale? Finalja e zhvilluar më 18 janar 2026 u shoqërua me tensione të mëdha dhe vendime shumë të diskutueshme të gjyqtarit Jean-Jacques Ndala. Në minutat shtesë të kohës së rregullt, Senegali arriti të shënojë për 1-0, por goli u anulua për një faull të diskutueshëm në sulm. Vetëm pak minuta më vonë, gjyqtari akordoi penallti për Marokun pas një ndërhyrjeje në zonë, vendim që u konfirmua edhe nga VAR-i, duke shkaktuar reagime të ashpra nga lojtarët dhe stafi senegalez. Në kulmin e tensionit, trajneri Pape Thiaw urdhëroi lojtarët të largoheshin nga fusha në shenjë proteste. Pas rreth 20 minutash ndërprerje, skuadra u rikthye për të vazhduar lojën. Penalltinë vendimtare e mori përsipër Brahim Diaz, i cili tentoi një goditje në stilin “Panenka”, por portieri Edouard Mendy e priti atë. Ndeshja shkoi në vazhdime, ku Pape Gueye shënoi golin e fitores për 1-0, duke i dhënë Senegalit titullin në fushë. Drama vazhdon: Brahim Diaz humb penalltinë e gjuajtur 'panenka', ndeshja shkon në vazhdime Megjithatë, vendimi i fundit i CAF-it e përmbys plotësisht epilogun e finales, duke ia hequr trofeun Senegalit dhe duke e kaluar atë në duart e Marokut, në një nga rastet më të rralla dhe më kontroverse në historinë e futbollit afrikan. /Telegrafi/