Courtois u dëmtua dhe zëvendësua nga Lunin, belgu humbet derbin

Real Madridi u detyruar të bëjë një ndryshim të papritur në portë, pasi Thibaut Courtois ka pësuar një dëmtim dhe nuk ka mundur të vazhdojë ndeshjen. Portieri belg u largua nga fusha në pjesën e parë për shkak të një problemi muskulor, duke ia lënë vendin Andriy Lunin. Sipas raportimeve, Courtois do të mungojë edhe në derbin e madh ndaj Atlético Madrid, që zhvillohet të dielën, duke i shkaktuar një goditje të rëndësishme skuadrës madrilene. Situata në repartin e portës është komplikuar edhe më shumë për Real Madridin, pasi trajneri Álvaro Arbeloa nuk kishte alternativa të tjera në dispozicion. Portieri i akademisë, Fran González, që zakonisht është në stol, ishte lënë jashtë skuadrës për këtë ndeshje, ashtu si edhe disa lojtarë të tjerë si Mario Rivas dhe Jude Bellingham. Për Lunin, kjo është një mundësi e madhe për të treguar vlerat e tij, sidomos në një stadium ku ai ka kujtime të jashtëzakonshme. Në “Etihad”, ai kishte qenë protagonist në një natë magjike, duke bërë pritje vendimtare gjatë 120 minutave dhe më pas duke ndalur penalltinë e Bernardo Silva në stilin Panenka, duke ndihmuar ekipin e tij të kualifikohej. Tashmë, me mungesën e Courtois, përgjegjësia bie mbi Luninin, i cili pritet të jetë titullar edhe në derbin e rëndësishëm ndaj Atlético Madridit. /Telegrafi/