Trump: Jo menjëherë, por do të tërhiqemi shumë shpejt nga Irani

SHBA-të nuk janë ende gati të largohen nga Irani, por Trump paralajmëron largim të afërt. Një gazetar e pyeti presidentin amerikan, Donald Trump nëse ka një plan për Iranin. Ai tha se nëse forcat amerikane do të largoheshin menjëherë, do t’u duheshin dhjetë vjet që të rindërtojnë strukturat e vendit, shkruan skynews. “Ne nuk jemi gati të largohemi ende, por do të largohemi së shpejti, shumë shpejt”, theksoi 79-vjeçari. Gjithçka po ndodh në Iran dhe në Lindjen e Mesme - MINUTË PAS MINUTE Komentet e fundit shtojnë paqartësinë mbi afatin kohor të SHBA-ve për luftën në Iran. Më parë, lideri amerikan kishte thënë se konflikti do të zgjasë “katër deri pesë javë”. Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, shtoi se presidenti ka “të gjithë lirinë për të vlerësuar kohëzgjatjen – katër javë, dy javë, gjashtë javë”. Ndërkohë, sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se kampanja ushtarake, tashmë në javën e tretë, mund të zgjasë nga katër deri në gjashtë javë. /Telegrafi/