Rasti tragjik në Austri, Ambasada e Kosovës: Deri tani është konfirmuar zyrtarisht se dy nga viktima janë shtetas të Kosovës

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka njoftuar rreth rastit të rëndë në Vjenë në një kantier ndërtimi, ku për pasojë kanë humbur jetën disa persona. Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet austriake, ngjarja ka ndodhur në distriktin Alsergrund gjatë punimeve ndërtimore, kur një pjesë e konstruksionit është shembur, duke lënë punëtorë të bllokuar nën rrënoja. Ambasada njofton se deri më tani, është konfirmuar zyrtarisht se dy nga viktimat janë shtetas të Republikës së Kosovës: Pajtim Bajrami (1990) dhe Asllan Musliu (1977). Katër persona humbin jetën në vendin e punës në Austri, prej tyre tre shqiptarë “Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri shpreh dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet austriake dhe po ndjekim nga afër çdo zhvillim lidhur me rastin. Në të njëjtën kohë, jemi të angazhuara për të ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme për familjarët e viktimave. Do të vazhdojmë t’ju informojmë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e Ambasadës. /Telegrafi/