Ambasada e Kosovës në Austri: Edhe viktima e tretë në Vjenë shtetas i Kosovës

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka njoftuar se sipas konfirmimeve të fundit edhe viktima e tretë nga katër viktimat e këtij aksidenti tragjik është shtetas i Republikës së Kosovës. Ambasada njofton se viktima e tretë është Istref Zekaj. “Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet austriake, si dhe me familjarët e viktimave, me qëllim të ofrimit të mbështetjes së nevojshme dhe koordinimit të mëtejmë për të gjitha procedurat përkatëse. Në këto momente të rënda, shprehim edhe njëherë ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/