Dita e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, do të vendosen katër çerekfinalistët e fundit

Ethet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë edhe sonte ku mësohen katër skuadrat e fundit çerekfinaliste në garën më të madhe evropiane për klube. Katër ndeshje janë në program për t'u luajtur, ku e para është ajo mes Barcelonës dhe Newcastle United me fillim nga ora 18:45 në Camp Nou. Ndeshja e parë në St James Park përfundoi baras 1-1, derisa dy skuadrat duan të kalojnë tutje. Liverpooli kërkon përmbysjen e madhe ndaj Galatasaray pas humbjes në ndeshjen e parë 1-0 në Stamboll. Bayern Munich duket më afër çerekfinales, pasi ka kryer punën në ndeshjen e parë duke fituar 1-6 në udhëtim te Atalanta. Sfida tjetër e mbrëmjes në 'Champions' zhvillohet në Londër, ku Tottenham Hotspur pret Atletico Madridin pas humbjes në ndeshjen e parë 5-2. /Telegrafi/