ZOTI S’PASKA MËSHIRË

Poezi nga: Anna Akhmatova Përktheu: Kolec P. Traboini Zoti s’paska mëshirë për korrësit e kopshtarët. Nga lartësitë bie shi i potershëm rrkajë Mbulesa e gjithçkaje nis e merr ngjyra Kupa e qiellit pasqyrohet nëpër ujëra. Një mbretëri nënujore livadheve e arave, Përrenjtë e valëzuar këndojnë, këndojnë, Në degët e fryra shpërthejnë kumbullat, Barërat e rrëzuara fushave kalbëzojnë. Përmes rrëkeve të dendura të ujit Shoh fytyrën e njohur të dashurisë, Parkun e heshtur, pavijonin kinez Dhe verandën rrethore të shtëpisë. Lexo po ashtu: - Rusja që e deshën përkthyesit shqiptarë - Perëndesha e poezisë ruse - Ne duartrokitëm, ne votuam ...